Mbërrijnë në Shqipëri edhe 182 persona nga Afganistani

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në orët e para të mëngjesit të sotshem kanë mbërritur dy avionëve me afganë mes të cilëve edhe fëmijë. Në orën 3.50 mbërriti në aeroportin e Rinasit avioni me 154 pasagjerë, 108 prej të cilëve u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës.

“Ata u pritën nga zvministrja e MEPJ, Megi Fino. Ndërsa pak më parë mbërriti avioni i pestë nga Afganistani brenda 72 orëhëve me 28 persona në bord, të cilët u vendosen në Tiranë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

182 personat e mbërritur sot çojnë në 417 nr e qytetarëve afganë të ardhur në vendin tonë deri tani.

Zjarr Tv Ad