Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Pularitë në qytetin e Durrësit janë prekur ditët e fundit nga gripi i shpendëve dhe deri më tani raportohet se kanë ngordhur më shumë se 400 mijë pula.
Përgjegjësi për Durrësin i Drejtorisë së Përgjithshme të Bujqësisë Darjo Nasho ka deklaruar se ky institucion është në fazë hetimi dhe kontrolli, duke shtuar se po vijojnë të kryejnë analiza të vazhdueshme për të mbajtur të izoluara vatrat e infektuara.
”Në rast se do të ketë probleme për shëndetin publik do të informohet popullata nga autoritetet”, tha Nasho.
Pavarësisht se ende nuk është konfirmuar, dyshohet se ngordhja e pulave mund të ketë ardhur nga gripi i shpendëve, por nuk është e qartë se nga cili variant i virusit ka rënë.