Mbreti i Tajlandës martohet për herë të katërt

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbreti i Tajlandës, Maha Vichiralongkorn është martuar për herë të katërt sot dhe i dha gruas titullin “Mbretëreshë”. Sutida Vachiralongkorn Na Ajuda, 40 vjece u martua sipas traditave mbretërore me mbretin 66-vjeçar Maha Vichiralongkorn.

Imazhet janë realizuar gjatë ceremonisë martesore. Takimi i parë i Sutidës me mbretin u bë gjatë një fluturimi në aeroplan, ku shërbente si stjuardesë.

Më pas, në vitin 2013 u bë pjesë e Gardës së Mbretit dhe mban gradën e gjenerales. Mbreti Maha do të kurorëzohet monarku i dhjetë i dinastisë Chakri në një ceremoni që do zgjasë ditë dhe do fillojë që të shtunën.

 

Zjarr Tv Ad