Rusia me internet të pavarur

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka firmosur projekligjin që do t’i mundësojë Rusisë, krijimin e një internet të pavarur nga pjesa tjetër e botës. Ligji ka për synim të mbrojë Rusinë, duke krijuar atë që Kremlini e quan një “internet i qëndrueshëm, i sigurt dhe plotësisht funksional”.

Rusia është një hap më afër krijimit të internetit të vet, të pavarur – të paktën ligjërisht. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një projektligj që do të mundësojë  krijimin e një rrjeti kombëtar, të aftë për të vepruar ndaras nga pjesa tjetër e botës.

Sipas dokumenteve të publikuara të mërkurën në një portal qeveritar,  për momentin rrjeti mbetet kryesisht teorik, me disa detaje praktike të zbuluara. Ligji i ri synon të mbrojë Rusinë nga kufizimet e huaja online duke krijuar atë që Kremlini e quan një “internet i qëndrueshëm, i sigurt dhe plotësisht funksional”. Legjislacioni hyn në fuqi në nëntor, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA-Novosti.

Izolimi i internetit rus (ndonjëherë i quajtur Runet) nga pjesa tjetër e internetit botëror, dhe sigurimi i të gjithë trafikut, do të kryhet nga sistemet e brendshme të vendit. Roskomnadzor, agjencia ruse përgjegjëse për komunikimet, do të ketë kompetenca të reja për të kontrolluar dhe censuruar mediat e ndaluara në internet, proces që aktualisht kryhen nga ISP-të ruse në mënyrë të pavarur.

Ata që e mbështesin nismën thonë se këto lëvizjet vijnë si përgjigje ndaj agresionit të Strategjisë së re që qeveris SHBA-në mbi Kibernetikën, e cila u bë publike në shtatorin e vitit 2018.

 

Zjarr Tv Ad