Mbrojtësi i Kombëtares shënon në Zvicër

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Emri i Arlind Ajetit në këtë sezon është përmendur më shumë për dëmtimet apo kartonët që ka marrë me skuadrën e Grasshopers, sesa për paraqitjet e tij në fushën e lojës me klubin i cili rrezikon seriozisht të bjerë nga kategoria. Por mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare sot ka pësuar një kënaqësi të vogël në ndeshjen ndaj Tun në transfertë, ku ka gjetur rrugën e rrjetës për të mbajtur gjallë shpresat e mbijetesës në elitë në Zvicër. Situata nuk ishte e mirë për Tun që shënoi golin e avantazhit me Stillhart në minutën e 13-të e më pas fitoi një 11-metërsh, të cilin e shpërdoroi Sorgiç.  Për të kthyer baraspeshën në shifra mendoi Ajeti, i cili me rastin e parë që iu shfaq, dërgoi sferën në rrjetë me një gjuajtje me kokë pas një goditje nga këndi. Më pas, Grasshopers u tregua i kujdesshëm dhe arriti të evitonte gola të tjerë, duke mbrojtur me “dhëmbë” një pikë të rëndësishme që e afroi me Ksamaksin që gjendet një vend më lart në renditje.

 

 

 

Zjarr Tv Ad