Mbyllet java e 23-të e Superligës, ja si ndryshon renditja

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kategoria Superiore mbylli ditën e sotme javën e saj të 23-të, dhe tabela e klasifikimit ka sërish lëvizje. Partizani mbetet i pari, me 49 pikë, ndërsa vendin e dytë e merr Kukësi, me 41 pikë. Teuta rrëshqet e treta, me 39 pikë, teksa pasi u mund në fushën e Luftëtarit, i dorëzon kështu vendin ekipit të Cungut. Laçi në vendin e katërt, me 33 pikë.

Vendi i pestë dhe i gjashtë, për Skënderbeun dhe Flamurtarin, me pikë të barabarta, nga 33. Të dyja ekipet shohin Tiranën teksa afrohet. Bardheblutë pas fitores në Korçë, shkojnë në kuotën e 28 pikëve, në vendin e shtatë, ndërkohë që Luftëtari një pozicion më poshtë, me 25 pikë. Tabela e klasifikimit mbyllet me Kastriotin dhe Kamzën. Ekipi i Devollit numëron 20 pikë, ndërsa Kamza e fundit, me 16 pikë.

 

Zjarr Tv Ad