Moti i keq i merr jetën 4 personave

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Moti u keq dhe erërat e forta kanë përfshirë Gadishullin e Ballkanit. Si pasojë e motit të keq në Itali kanë humbur jetën  katër persona. Në rajonin e Lazios, dy veta në të  shtatëdhjetat mbetën të vdekur në vend pasi era e forta shkaktoi rrëzimin e një muri. Në Romës, një pemë e lartë ra mbi në një automjet duke shkaktuar vdekjen e shoferit 45 vjeçar. Viktima e katërt është regjistruar në Kapena pranë kryeqytetit italian, ku një 54 vjeçar humbi ekuilibrin teksa po përpiqej të rregullonte çatinë dhe ra nga një lartësi prej gjashtë metrash sipër djalit 14 vjeçar, i cili më pas ndërroi jetë. Fuqia e erës ka arritur në mbi 160 km/h përgjatë bregdetit Adriatik, ka çmontuar çatitë e shtëpive, ka shkulur pemë e rrëzuar mure. Autoritetet kanë vendosur perimetra sigurie, ndërsa në disa rajone është ndërprerë trafiku.

Zjarr Tv Ad