“Mbyllëm Ballkanin, shamë Albinin, emëruam Ballën”/ Kronika e javës politike që sapo lamë

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli Manjani

Kronika e javës politike që sapo lamë:

1.Mbyllëm Ballkanin se na kishte mbetë hapur. Se kush dreqin e hapi…

2.I hypëm Ismailit e dolëm nëpër Ballkan që të sigurohemi që çdo derë është mbyllur.

3.Shamë e kërdilëm Albinin, vëllanë e vogël. S’lamë gjë pa i thënë tek të gjitha dyert e komshinjve. Komshiu i katit lart as na e pordhi hiç kët radhë…

4.Pastaj lexuam kanunin dhe shamë edhe Oso Kukën.

Ne mbyllëm Ballkanin, por jo dyert e shtëpive.

Lërini përrallat me Oso Kukën, se Ballkanit do ti bëjmë kakën.

5.Kërciti druri në lokalin e Majave. Rrajat mbërritën me shkopinj bejzbolli më shpejt se kamarieri i lokalit. Ngjarja u filmua nga kamerat e rrajave. Policia e Krujës mban thjesht deklarimet dhe denoncimet e palëve në konflikt.

6.Shkrihet policia e Krujës. Dorëhiqet Rrahmani i Rrahjave. Shkarkohet Çuçi. Emërohet eksperti i bujqësisë e zejtarisë Taulant Balla.

7.Nëpër të iu përgjigjëm edhe qeverisë Greke për Belerin. Prisni drejtësinë iu thamë, se nuk na ka thënë akoma ai çdo bëhet, siç na tha për vendimin e Apelit për PD. Atëherë na e tha dhe ne informuam direkt si do jetë vendimi. Në rastin Beleri akoma s’dihet gjë.

Goxha javë,apo jo?!

Ah, se harrova. 1 me 1 Euro. 50 euro janë vetëm 5000 lekë.

I hënkshi shëndosh remitancat! Kujdes se nuk dalin për ilaçe.

Përdorini për vete mallrat e eksportit,se me këtë euro nuk arrijnë as të ngarkohen në kamion!

Zjarr Tv Ad