Mbyllet Anglia Italia dhe Greqia…

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas Francës edhe Mbretëria e Bashkuar, ka hyrë në një periudhë të dytë izolimi, pas rritjes së rasteve gjatë këtyre javëve të fundit.

Ndryshe nga ajo që ndodhi rreth 8 muaj më parë kjo karantinë nuk do të zgjasi shumë, vetëm për 4 javë. Të gjitha restorantet, baret, bizneset, klubet e natës do të mbeten të mbyllura. Izolimi do të përfundojë në datën 2 Dhjetor dhe për të gjithë ata që shkelin rregullat parashikohet gjobë.

Të vetmet që do të mbeten të hapura do të jenë universitetet, kantierët e ndërtimit dhe fabrikat. Në një konferencë për shtyp, Kryeministri britanik Boris Johnson bëri të ditur se vdekshmëria është më e lartë se në periudhën Mars-Prill. Aktualisht ky vend numëron 47.7 vdekje, ndërsa numri i të infektuarëve ka shkuar në mbi 1 milion.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar vendimin për një bllokim tre-javor në të gjithë Greqinë, në një përpjekje për ulur numrin e infeksioneve. Ky do të jetë bllokimi i dytë për Greqinë, që nga fillimi i pandemisë dhe do të fillojë të shtunën në mëngjes.

Kathimerini shkruan se me vendimin e ri, të gjitha dyqanet me pakicë do të mbyllen dhe udhëtimet midis rajoneve do të ndalohen. Autoritetet do të rifutin në fuqi një sistem që i detyron qytetarët të dërgojnë mesazhe me tekst në një numër qeveritar për të marrë leje për të dalë nga shtëpia për të punuar, për të blerë, për të vizituar një mjek etj. Shkollat ​​e mesme do të mbyllen dhe mësimi do të bëhet në distancë, ndërsa kopshtet dhe shkollat ​​fillore do të qëndrojnë të hapura.

Përkundrejt nga vendet e tjera europiane, Greqia numëron një numër më të ulët vdekjesh prej gati 673 dhe mbi 46 mijë të infektuar. Masa të njëjta ka ndërmarë edhe Italia. Kryeministri Guissepe Conte firmosi dekretin që ndalon udhëtimet nga rajonet që tanimë janë kthyer në një zonë të kuqe për shkak të rritjes së rasteve.

Po ashtu të mbyllura do të qëndrojnë baret, restorantet dhe klubet e natës që në orën 06:00 të mbasdites. Të mbyllura do të qëndrojnë shkollat e mesme dhe qendrat tregtare. Në 24-orëshin e fundit, Italia shënoi një rekord të ri ku 352 persona humbën jetën dhe mbi 30 mijë raste u regjistruan në një ditë.

Zjarr Tv Ad