Mbyti bashkëshorten në sy të vajzës 11-muajshe, piloti grek dërgohet në burgun e grave për arsye sigurie

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Piloti 32-vjeçar Babis Anagnostopoulos, është lënë ditën e djeshme në burg. Siç raportojnë mediat në vend, në vend, Anagnostopoulos është dërguar, për arsye sigurie, në burgun e grave në Korydallos. Avokati i pilotit Alexandros Papaioannidis, tha për mediat se të akuzuarit iu bënë një sërë pyetjesh dhe se ai nuk i ndryshoi deklaratat e bëra më herët.

“I akuzuari tregoi variantin e tij të ngjarjes. Se atë që bëri e bëri për të mirën e fëmijës. Ai do të japë ndihëm e tij për dy familjet që do të kujdesen për vajzën.”

Kujtojmë gjithashtu se Babis Anagnostopoulos, ka kërkuar falje, pasi shkatërroi dy familje dhe të ardhmen e vajzës së tij Lidia. Në të njëjtën kohë, ai kërkoi që të në çështje të përfshihen prova që ai nuk e planifikoi ngjarjen  e 11 Majit në Glyka Nera.

Konkretisht, ai i paraqiti një kërkesë hetuesit në mënyrë që të kryhet një ekspertizë në kamerën që ndodhej brenda shtëpisë në Glyka Nera, për të konstatuar, sipas pohimeve të tij, saktësisht se kur i ishte hequr karta e memories.

Kërkesa e dytë e paraqitur në hetuesi nga bashkëshorti, ka të bëjë me thirrjen e dëshmitarëve nga familja dhe ambienti miqësor i çiftit, në mënyrë që këta persona të japin një tablo të plotë të marrëdhënies që ai kishte me 20-vjeçaren fatkeqe.

Zjarr Tv Ad