“Më 14 maj votohet në 61 bashki” Balla “vulos” Territorialen: S’ka më kohë për negociata

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla bëri me dije se më 14 maj 2023 do të votohet në 61 bashki.

Kështu ai “vulosi” faktin se nuk do të ketë asnjë ndryshim në ndarjen territoriale. Balla theksoi se nuk ka më kohë për negociata.

Balla: Komisionet e Posaçme ndryshojnë nga komisionet hetimore. Komisionet e posaçme votojnë projektligjet që burojnë nga puna e tyre. Në komisionin e posaçëm të reformës administrative territoriale nuk pati konsensus për të shkuar në ndryshime legjislative. Për pasojë raportet e tyre janë administruar si raporte të maxhorancës dhe kjo është një çështjes e mbyllur. Nuk do ketë votim raportesh. Do kishte votim nëse do kishte amendamente në ligjin për reformën administrative territoriale. Nuk ka më kohë për këtë çështjes (negociata). Më 14 maj në Shqipëri do votohet në 61 bashki, ku PS-ja synon të fitojë në 61 bashki.

Zjarr Tv Ad