“Me borxhin që ka marrë Rama, rrogat mund të ishin trefishuar”/ Berisha: Në Tiranë shkollat ndërtohen me 5 mln euro! Në Berlin me 700 mijë

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi gjatë takimit me sindikatat në vend se Edi Rama ka marrë borxh 500 miliardë lekë. Sipas Berishës, me këtë shifër, rrogat mund të ishin trefishuar.

Ndër të tjera, Berisha ka akuzuar qeverinë për ndërtimin e shkollave në Tiranë. Ai u shpreh se një shkollë në kryeqytet, ndërtohet me 5 milionë euro, ndërkohë që në Berlin ndërtohen me 700 mijë euro.

Berisha: Me borxhin që ka marrë Edi Rama në këto 8 vite, rrogat mund të ishin trefishuar pa asnjë vështirësi. Nëse prin sektori publik me rroga, sektori privat është i detyruar ta ndjekë hap pas hapi. Por kur sektori publik bën një rritje në 4 vjet për të mashtruar për vota, privati nuk ka ndonjë interes ta ndjek. Rrogat do jenë përparësi absolute, 2 ose 3fishim i tyre. Kishte mundësi. 500 mld lekë ka marrë borxh. Çfarë ka ndërtuar në këto 8 vite. Ku i ka çuar këto para. I ka vjedhur. Ndërtonte 1 km rrugë me 24 mln euro. Ndërtonte një shkollë në mes të Tiranës me 5 mln euro, ndërkohë që në Berlin ndërtohet me 700 mijë euro. Në Tiranë, për shkollat e tërmeteve, janë 3 grupe që ndërtojnë. Komuniteti ndërkombëtar, me 680 mijë euro.

Është standard ajo, ka një manual ndërtimi që përcakton çdo çmim, çdo kosto dhe material. Shkon kaq, ndërsa Veliaj ndërton shkolla me 5 mln, 4.2 mln shkollën tjetër dhe me 3 mln euro shkollat e tjera. Ku i merr këto? Me taksën e arsimit që i ka vendosur çdo familje në Tiranë. Le ta konsideropjmë këtë si një fillim të ri.

Zjarr Tv Ad