Berisha: Edi Rama shpërbleu me 23 milionë lekë këngëtarët që i kënduan te tuneli i Kardhiqit, artistët e tjerë flaken rrugëve

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të mërkurë një takim me sindikatat në lidhje me gjendjen e vështirë ku ndodhen punonjësit për shkak të inflacionit dhe krizës energjitike.

Gjatë fjalës së tij Berisha solli shembullin e artistëve, të cilët sipas tij janë flakur në rrugë nga ky regjim. Ai shtoi se shpërmblehen vetëm ata artistë që i këndojnë Edi Ramës.

“Sot unë kisha artistë në zyrë, i konsideron të paqenë Edi Rama. Ata që kënduan këngën e tij në tunelin e Kardhiqit u paguan 23 milionë lekë, ndërsa artistët e tjerë flaken rrugëve”, tha Berisha.

Gjithashtu Berisha ftoi sindikatata që të bashkëpunojnë me ekspertët e PD-së për përcaktimin e minimumit jetik dhe çështjen e statutit të punëtorëve.

“Në të katërt anët bien sirenat e revoltës dhe urrejtjes ndaj kësaj qeverie. Në çdo takim dhe çdo bisedë gjej një kërkesë: protestë dhe vetëm protestë. E gjej këtë kudo, por ky takim është jashtëzakonisht i rëndësishëm, pasi forma më e rëndësishme e protestës është ajo që strukturohet me sindikata. Jam këtu për t’ju garantuar se do keni mbështetjen e Partisë Demokratike, Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë dhe opozitës në çdo përpjekje tuajën.

Sindikata e arsimit të lartë është hedhur në betejë. Më datën 5 kanë shpallur protestën. Mësuesit të pyesin veten mos janë më mirë? Absolutisht që janë më keq se pedagogët.

Po si janë mjekët dhe infermierët. Nuk kanë qenë më keq se sot. Mjekët po ikin. Këtij njeriu si bën përshtypje, do marrim nga Bangladeshi thotë

Një falimentim masiv i fermave dhe bizneseve të vogla. Unë dua tu them se progami i Partisë Demokratike do të hartohet bashkë me ju. Për të gjitha problemet që ju i konsideroni emergjente, specialistët tuaj dhe specialistët tanë do të ulen të japin përgjigjen më të mirë.

Ju doni të dini se cili është minimum jetik i Partisë Demokratike? Atë do ta përcaktojmë së bashku. Do ta caktojnë ekspertët e sindikatave me ekspertët e PD-së. Ju shtroni çështjen e statutit, të gjitha statutet do të përpunohen në bashkëpunim me sindikatat”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad