Pas Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës, një tjetër çift VIP do t’i japin fund beqarisë më 1 tetor

0
101
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

PANORAMA PLUS/ Vjeshta do të jetë sezoni i dasmave VIP në Shqipëri. Pas Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës bëhuni gati sepse një tjetër çift i njohur do të kurorëzojë dashurinë e tyre në martesë në fillim të tetorit.

Arbër Hajdari dhe partnerja e tij, Vlera Devolli do t’i japin fund beqarisë me një tetor. Edhe ky çift ka zgjedhur një ambjent larg zhurmës së Tiranës për të festuar ditën e tyre të veçantë.

Burime për Kryefjala.com kanë bërë me dije se dyshja do të bëjnë një dasmë të madhe në një ambient larg kryeqytetit dhe afër Elbasanit.

Në dasmën e Arbrit dhe të Vlerës do të këndojnë artistët Anxhela Peristeri, Klajdi Haruni dhe Bruno, Valbona Mema dhe Gena.

“Unë fillova të flisja për punën time dhe Vlerën e tërhoqi puna, arritjet që ka ‘Fundjava’ edhe më kërkoi një material të ‘Fundjavës’ përmbledhje dhe i mora adresën e emailin dhe i thashë, do ta dërgoj kur të kthehem. Më pas i kam dërguar materialin, ka filluar duke e parë, kemi filluar duke folur, po për ne nuk ka qenë e lehte dhe vazhdon mos jetë e lehtë për shkak se Prishtina dhe Tirana janë edhe afër por janë edhe larg, çdo fundjavë ne jemi munduar të shqyrtojmë fundjavat”, u shpreh Arbëri disa kohë më parë në një intervistë ku zbuloi si është njohur më partneren e tij.

Vlera është vajza e biznesmenit të njohur Blerim Devollit. Çifti para disa muajsh janë fejuar në qytetin e Tiranës.

Përmes disa fotografive, Arbëri zbuloi për herë të parë partneren e tij, duke shkruar: “Vlera ime”

Zjarr Tv Ad