Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ka nisur mitingu që shënon hapjen zyrtare të fushatës së socialistëve për zgjedhjet e 11 Majit.
Ndërkohë në shesh ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama, shihet i veshur me kapele, atlete dhe bluzë me numrin 5, si dhe me një xhaketë të zezë.
Me mbërritjen e kryeministrit Edi Rama ka nisur edhe prezantimi i kandidatëve për deputetë, ku fillimisht është nisur me qarkun e Dibrës.
Të gjitha qarqet do të bëjnë nga një prezantim të veçantë, të shoqëruar me këngë e valle tradicionale.
Në shesh janë edhe 12 yje, që simbolizojnë 12 yjet e Bashkimit Europian, pasi kryeministri Rama ka si premtim kyç të fushatës anëtarësimin e vendit në BE.