Me dhinë pas makine, Rrugorja e Tiranës gjen shoferin pas videove në internet dhe e gjobit me 550 mijë lekë

0
180
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtuesi i një mjeti është gjobitur me 550 mijë lekë të vjetra nga Policia Rrugore e Tiranës, pasi video e tij duke marrë me makinë një dhi është publikuar në internet. Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, shoferi është shoqëruar në Komisariat dhe ka marrë gjobën përkatëse.

Nga verifikimet ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, shtetasi Xh. M., 58 vjeç, e drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe kishte mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim. Në përfundim të veprimeve për këtë rast u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin Xh. M.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore, pas publikimit të pamjeve filmike, kanë nisur menjëherë verifikimet për identifikimin e drejtuesit të automjetit. Nga verifikimet ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, shtetasi Xh. M., 58 vjeç, e drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe kishte mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim.

Në përfundim të veprimeve për këtë rast u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin Xh. M. Gjithashtu, ndaj këtij shtetasi u vendos masë administrative në bazë të Kodit Rrugor, për mangësitë në dokumentacionin e automjetit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë të gjitha rastet e paligjshmërive dhe i fton sërish ata që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112″, thuhet në reagimin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Zjarr Tv Ad