Me dorën mbi Kushtetutë, Pjerin Ndreu betohet si kryebashkiak i Lezhës

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me dorën mbi Kushtetutë, ish-deputeti socialist Pjerin Ndreu është betuar si kryebashkiak i Lezhës, duke marrë kështu drejtimin e bastionit të djathtë.

Kështu ditën e sotme në mbledhjen e mbajtur në bibliotekën e qytetit është bërë edhe konstituimi i Këshillit Bashkiak Lezhë.

Në fjalën e rastit pas betimit, Ndreu tha se Bashkia e Lezhës do të jetë shembull i zgjidhjes së problemeve, i ndershmërisë, komunikimit.

Ai tha se modeli i drejtimit të Lezhës, do të jetë një model suksesi.

Më tej Ndreu shkoi drejt Bashkisë Lezhë, ku ish-kryebashkiaku demokrat Fran Frrokaj deklaroi një ditë më parë se do e lironte paqësisht zyrën.

Aty ai e gjeti derën hapur, duke marrë zyrtarisht detyrën.

Zjarr Tv Ad