Me tone të revoltuara u shoqëruan mbrëmjen e djeshëm diskutimet për aferën e inceneratorëve në emisionin ‘Opinion’.
Ndërsa është përpjekur të kërkojë nga të ftuarit detaje nga çështja, në një moment, drejtuesi i emisionit Blendi Fevziui është dashur të ngrejë zërin për të qetësuar situatën.
Ai ka kërkuar nga të ftuarit, që të jenë më të qartë për teleshikuesit duke u drejtuar me shprehjen: “Më lini ta mbaroj se më çmendët, ta kuptojë njeriu që është para televizorit. Nuk ka nevojë me fol të gjithë. Ore njerëzit nuk jetojnë në incenerator që t’i dinë të gjitha, duroni”, u shpreh gazetari.
Ndërsa flitej për kostot dhe përfitimin e inceneratorëve, gazetari Fevziu pyeti se përse nuk e ka kryer shteti incenereimin, në një kohë kur procesi llogaritej të nxirrte 120 milionë euro në 30 vjet konçension.