‘Me zor e presim, vetëm të vijë’/ Luan Baçi ‘vetëofrohet’: Do ia lija vendin tim Alibeajt si drejtues qarku!

0
102
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi ka shprehur publikisht se do ia linte vendin e tij si drejtues qarku të Fierit, Enkelejd Alibeajt. Për gazetarët, Baçi tha se do ishte i gatshëm të kryente këtë veprim, nëse Alibeaj do të vijë në grupin e Rithemelimit.

Gjithmonë në negocim kemi qenë. Gjatë gjithë kohës bisedojmë me njëri-tjetrin që të jemi bashkë. Baza është e gjitha bashkë dhe duan që të bisedojnë, pvarësisht skepticizmit tim që e kam shprehur se nuk kam besim te Bardhi. Jam i gatshëm me Alibeaj dhe të gjithë deputetët e të Fierit të dalim në bazë. Baza me zor e pret. Madje do ia lija vendin tim si drejtues qarku, vetëm të vinte”, u shpreh drejtuesi i Fierit, Luan Baçi për ‘Report Tv’.

Zjarr Tv Ad