Mediat online: Ja kush e vendosi përgjesin te zyra e Tahirit

0
1467
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Shtetit ka referuar ne prokurorine e rrethit gjyqesor Tirane, aktet permes te cilave behet me dije e kerkohet hetim, rreth vendosjes e gjetjes se nje “cimke” ne paradhomen e zyres se ministrit te Brendshem Saimir Tahiri.

Ambienti ku eshte gjetur “cimka”, paradhoma, sherben per asistentet e ministrit qe organizojne e ndjekin axhenden ditore te tij.

“Cimka” e gjetur aty eshte dorezuar si prove bashke me aktet e tjera depozituar ne prokurori.

“Cimka” e gjetur eshte nje transmetues te dhenash audio, pra zanore. Ajo funksion permes nje baterie, jetegjatesia e se ciles arrin deri ne kater dite.

Policia ka referuar aktet ne prokurori por pa kallezuar drejtperdrejt ndonje prej pergjegjesve te mundshem.

Ne rrethin e te dyshuarve te permendur prej ditesh ne ambjentet politike ne Tirane, jane zyrtare te ministrise se Brendeshme qe kane patur akses hyrjeje ne ate ambjent, duke nisur nga zevendesministri i puneve te Brendeshme, Ilir Marko.

Ilir Marko eshte funksionar ne ministrine e Brendeshme qe nga nisja e mandatit te ministrit Tahiri.

Ai ishte emeruar drejtperdrejt nga ministri ne detyren e drejtorit ne drejtorine e Inspektimit te Pergjithshem.

Ilir Marko ndryshoi natyren e punes dhe mori rolin e funksionarit politik ne ministri, zevendesminister i Puneve te Brendeshme, pas largimit nga kjo detyre te ish zevendesministrit te propozuar nga LSI, Ilir Mustafaraj.

Ngjarja ka ndodhur dy jave me pare, kohe kur dhe policia referoi aktet per kete ngjarje ne Prokurori.

Nuk dihet ende cfare duan te zhurmojne sot me kete ngjarje, por ajo qe Skandal.al po publikon prej ditesh lidhur me pergjimet kriminale te Salih Berishes ne me shume se nje vit, eshte shume me e madhe e me e rende se kaq. /skandal.al/

Burimi : / Javanews.al

Zjarr Tv Ad