Messi para gjykatës për evazion: Me financat merret babai, unë luaj futboll

0
910
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Leo Messi është paraqitur përpara gjykatës sot në Barcelonë, për t’u përballuar me akuzat për evazion fiskal, ku ka deklaruar se nuk merret me çështjet financiare të tij.

“Unë luaj vetëm futboll dhe nuk di asgjë nga kjo fushë”, tha ai. Messi dhe babai i tij, Jorge, i cili merret me menaxhimin e financave të tij, akuzohen se i kanë fshehur shtetit spanjoll plot 4.1 milionë euro. Autoritetet akuzojnë se, të dy ata kanë shfrytëzuar “parajsat fiskale” në Belize dhe Uruguaj për të fshehur të ardhurat nga të drejtat e imazhit.

mesi gjyq

I veshur me një xhaketë të errët dhe me kollare, Messi u ul pranë të atit përpara trupës gjyqësore, si dhe dëgjoi dëshmitë për afro 4 orë, përpara se të thirrej për të dëshmuar vet ai në ditën e tretë të gjyqit ndaj tij. 28-vjeçari Messi tha se kishte firmosur dokumentet pa i lexuar ato, sepse i besonte të atit dhe këshilltarëve përgjegjës për menaxhimin e financave të tij.

“Në fakt, unë shqetësohem vetëm për futbollin, për mënyrën se si do të luaj”, tha ai përpara gjykatësve. E teksa foli për më pak se 15 minuta, ai tha se kurrë nuk kishte dyshuar të kishte bërë ndonjë shkelje, kur i ati i ofronte atij dokumente apo kontrata për t’i nënshkruar. Jorge Messi mohoi gjithashtu të ketë shkelur ligjin.

Agjencia spanjolle e taksave kërkon ndëshkimin me gjoba të rënda e deri në burgim. Gjyqi nisi të martën, ndërsa kjo e sotmja pritet të jetëdita e fundit. Megjithatë verdikti përfundimtar nuk pritet të jepet përpara javës së ardhshme.

TCH/d.i.

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Ad