Mediat serbe: Kosova e pavarur, çfarë shkruajnë tekstet në Bosnjë

0
15

Futja në tekstet e shkollave në Bosnjë dhe Hercegovinë se Kosova është shtet i pavarur, ka sjellë një reagim të mediave serbe. Media serbe B92 lidhur me rastin shkruan se tekstet e nxënësve kroatë,  nuk i përmbahen kurrikulës zyrtare, sepse në brendësi të tyre rezulton që Kosova është shtet i pavarur.

“Çfarë mësojnë nxënësit e kantoneve kroate në Bosnje? Mësojnë se Kosova është shtet i pavarur!”, shkruan media serbe, B92. Sipas medias serbe, nxënësit kroatë që jetojnë në Bosnjë dhe Hercegovinë nuk i përmbahet kurrikulës zyrtare. “Në libra shkruhet se Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 dhe për këtë është shteti më i ri evropian dhe Serbia nuk e njeh pavarësinë e saj, dhe kjo mosnjohje është arsye e paqëndrueshmërisë së rajonit”, shton B92. Në lidhje me rastin ka reaguar edhe kryetari i Koordinimit të Shoqatave të Arsimit nga komuniteti serb, Dusan Golo, i cili tha se ky nuk është rasti i parë që kantonet kroate nuk i përmbahen kurrikulës zyrtare të ministrisë së arsimit në Bosnje, dhe se tekstet janë të shtrembëruara.

B92, ka akuzuar kroatët se ata nuk bëjnë asgjë për t’i mundësuar nxënësve serb që jetojnë në ato pjesë të Bosnje dhe Hercegovinës, të mësojnë alfabetin cirilik.