Mediu flet pas takimit me Begajn: Propozuam datën 14 maj për zgjedhjet lokale

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, foli pas takimit të krerëve të partive politike me  presidentin Bajram Begaj pak më parë më Presidencë.

Mediu tha se partitë e opozitës si aleancë i propozuan kreut të shtetit datën 14 maj për zgjedhjet lokale. Ai u shpreh se kjo datë ishte vullneti i përbashkët i partive të opozitës për disa arsye.

“Propozuam datën 14 maj për zgjedhjet lokale. Menduam se data 14 që është data fundore, është datë më e mirë, duke pasur parasysh që reformat territoriale dhe zgjedhore që kërkojnë kohë për implementimin e tyre”, tha Mediu në pronocimin për media.

Zjarr Tv Ad