Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në qytetin e Memaliajt, ku më datë 22.01.2019 u grabit me dhunë dyqani i 70-vjeçarit me iniciale M.M.
70-vjeçari së bashku me bashkëshorten ishin në dyqanin ku tregtonin artikuj industrialë, në kohën kur një person i paidentifikuar tentoi t’i grabiste.
Mësohet se në pranga janë vënë dhe tre persona, si dhe është shpallur në kërkim një shtetas tjetër.
Njoftimi i Policisë
Zbardhet ngjarja e ndodhur në qytetin e Memaliaj më datën 22.01.2019, ku u vodh me dhunë dyqani i 70-vjeçarit, M.M.
Arrestohen edhe tre persona të tjerë si dhe shpallet në kërkim një tjetër.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Memaliaj, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, në vijim të punës për dokumentimin e zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 22.01.2019, ku u vodh me dhunë shtetasi M. M., u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit për shtetasit:
- N., 18 vjeç, banues në Memaliaj,
A. C., 19 vjeç, banues në Memaliaj,
A. I., 19 vjeç, banues në Memaliaj.
Gjithashtu nga veprimet e kryera u bë i mundur dokumentimi si bashkëpunëtor në këtë ngjarje për shtetasin E. H., 24 vjeç, banues në Gjirokastër (i arrestuar për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”), si dhe u bë shpallja në kërkim e një 22 – vjeçari.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.