Mëngjarashët duhet t’i dinë patjetër këto gjëra

0
168
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka shumë persona që disa gjëra i bëjnë me dorën e majtë, shkruajnë, mbajnë sende të ndryshme apo edhe gjerë të tjera që shumica e personave i bëjnë me dorën e djathtë.
Për këtë janë realizuar edhe disa studime që tregojnë fakte interesante.

Sipas tyre mëngjarashët vdesin më të rinj, janë më agresivë, e madje studime të tjera thonë se konsumojnë më shumë alkool.
Ndonëse këto pohime kundërshtohen dhe nuk kanë mbështetje të fortë shkencore, ekziston faktikisht një mit i cili peshon më shumë, e që thotë se mëngjerashët janë më të mençur në krahasim me të tjerët dhe janë më të prirur për të qenë gjeni.
Sipas rezultateve të studimeve të fundit rezulton se funksioni i duarve është manifest i funksionit të trurit.
Sipas tyre, mëngjerashët, anën e djathtë të trurit e kanë më të madhe.
Përveç kësaj, ata kanë edhe lidhje më të mirë të qelizave nervore që lidhin dy hemisferat e trurit me njëra-tjetrën.
Kjo nënkupton se ata kanë lidhshmëri më të madhe të dy anëve të trurit, prandaj kanë tendenca t’i përpunojnë më shpejt informacionet sesa të ashtuquajturit djathtakë.

Zjarr Tv Ad