“Mercenarët e Bashës dilnin nëpër dritare dhe tregonin shkopinjtë”

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Edi Paloka foli për protestën e 8 Janarit në selinë e PD, duke u shprehur se nuk pati dhunë nga ana e mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai tha në një intervistë në “News24” se ditën e protestës brenda selisë së PD kishte njerëz që nuk kishin lidhje me partinë. Më tej Paloka u shpreh se ka qëndruar i tërhequr nga situata e tensionuar në PD për shkak se ishte nënkryetar dhe kishte përgjegjësi.

Paloka: Në fakt për fat të mirë mediet na e japin mundësinë që të pasqyrojnë gjithçka. Duke qenë live realiteti i asaj që ndodhi me 8 janar ishte i qartë, shkoi ashtu siç pritej. Kemi qenë dëshmitarë të një serë ndodhish. Disa deputetë të PD kanë vajtur për të tentuar për të hyrë në selinë e PD dhe nuk jan lejuar të futen. Mercenarëet e Bashës kanë gënjyer duke thënë se po bëhen punime. Dosja nga emrat kanë dalë se kush ishte në seli atë ditë, Basha dhe Bardhi janë denoncuar në prokurori për dhunën e 8 janarit.

Zjarr Tv Ad