Dëbora zbardh Llogaranë e Fierin, ARRSH apel shoferëve: Mos udhëtoni pa zinxhirë

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Moti keq ka “goditur” të gjithë vendin. Mbrëmjen e sotme dëbora ka zbardhur edhe Llogaranë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka udhëzuar drejtuesit e automjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje, teksa i këshillon që të kenë zinxhirë dhe goma dimërore.

“Në Llogara kanë filluar reshje të dëborës mjetet borëpastruese dhe grupet e punës janë në terren për pastrimin dhe trajtimin me kripë qarkullimi kryhet pa probleme .

Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugor” thuhet në një postim.

Dëbora ka nisur edhe në Fier. Kujtojmë që sinoptikanët gjatë ditëve të fundit kishin njoftuar se vendi do përfshihet nga mot ii keq dhe se temperaturat do të zbrisnin në -17 gradë Celsius.

Zjarr Tv Ad