Merkato: Ja të gjitha levizjet tek skuadra e Tiranës

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edhe pse pak kohë na ndajnë nga starti i Superiores, Tirana vazhdon të bëjë lëvizje në merkato. Pjesë e bardhebluve këtë sezon do të jetë mesfushori Sherif Kallaku, i cili vjen në formë huazimi nga radhët e Lokomotivës së Zagrebit. Futbollisti ishte pjesë e Partizanit sezonin e kaluar, po në formë huazimi nga kroatët, teksa nisi menjëherë kërkimin për një ekip të ri, pasi skuadra kryeqytetase nuk insistoi shumë për rinovimin e marrëveshjes. Duke parë nevojat e Tiranës për përforcime në mesfushë, afrimi i lojtarit me tipare ofensive, sidomos pas largimit të Totres, dukej lëvizja e duhur për kampionët. Klubi ka zyrtarizuar dje firmën e tij nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke e bërë fakt të kryer kështu vazhdimin e karrierës së Kallakut në Superiore, ku më parë ka luajtur edhe me Laçin e Teutën.

Për sa i përket sulmit Tirana duket se ka frenuar bisedimet me Vasil Shkurtajn dhe për momentin ai nuk është në planet e bardhebluve. Kampionët e Shqipërisë kanë dyshime për formën e 30-vjecarit dhe për momentin po vlerësojnë alternative të tjera.

Ish-sulmuesi i Kukësit mbylli kontratën me verilindorët dhe shihej si një alternativë e mirë për sulmin duke qënë se e njeh mirë kampionatin.

Gjithsesi, mbetet për t’u parë se si do të shkojnë bisedimet, pasi futbollisti është i gatshëm të firmos në kryeqytet.

Po kështu edhe merkatoja në dalje vazhdon të jetë active, një tjetër ofertë për Taulant Seferin ka mbërritur në dyert e klubit. Një nga skuadrat e kampionatit norvegjez ka ofruar një shumë të madhe për kartonin e lojtarit. Gjithsesi, skuadra në fjalë nuk jep një rrogë të madhe, ndryshe nga ofertat e deritanishme.

Problem për transferimin e futbollistit duket të jetë edhe menaxheri i tij. Ai kërkon të jetë pjesë dhe të negociojë për të ardhmen e Seferit. Kjo ka vështirësuar shumë marrëveshjen për largimin e Seferit në Ukrainë ku një klub kishte ofruar 500 mijë euro. Oferta në fjalë u refuzua nga presidenti Halili që e vlerësonte kartonin e futbollistit të paktën 700 mijë euro. Ukrainasit, gjithsesi, nuk janë tërhequr dhe po vazhdojnë të negociojnë duke shpresuar në një ulje të çmimit për kartonin e 25-vjeçarit, i cili është nën kontratë me Tiranën edhe për dy vite.

Zjarr Tv Ad