Merkel probleme me shëndetin, dridhet sërish në mënyrë të pazakontë gjatë konferencës në Berlin

0
11
Germany's Angela Merkel appeared to have a second brief spell of shaking in 10 days, renewing questions over her health. Her spokesman said she's doing fine. (Source: TicToc)
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kancelarja gjermane, Angela Merkel duket se po kalon një periudhë jo të mirë shëndetësore.

Pasi u filmua duke u dridhur për disa sekonda gjatë pritjes shtetërore të organizuar për presidentin e ri ukranias, Zelensky, ky problem është përsëritur edhe sot për kancelaren Merkel në një konferencë ‘live’ në Berlin.

Dridhjet e saj kanë zgjatur për disa sekonda, ndërsa kjo është hera e dytë që i ndodh në harkon kohor të 10 ditëve të fundit.

Herën e parë, u përfol se dridhjet u shkaktuan si pasojë e dehidratimit dhe temperaturave të larta.

E pyetur për gjendjen e saj nga gazetarët, në atë kohë, Merkel u përgjigj se është mirë dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

 

Zjarr Tv Ad