Merrnin para për kolaudimin e makinave, në pranga 2 persona

0
499
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia ka arrestuar në flagrancë dy inspektor teknikë pranë “SGS Auto Albania”, Kukës.

Sipas policisë, personat janë arrestuar se dyshohet të kenë kryer korrupsion.

Të arrestuarit janë: Ermal Islamaj, 32 vjeç, banues në Kukës, me detyrë inspektor teknik pranë “SGS Auto Albania”, Kukës. Bujar Syla, 44 vjeç, banues në Kukës, me detyrë inspektor teknik, pranë “SGS Auto Albania”, Kukës.

Policia dyshon se këta persona kalonin automjetet në kolaudim, duke parrë pagesë, të cialt ishin jashtë kushteve teknike.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Zjarr Tv Ad