Mesazhi i koduar i fshehur në tortën e ditëlindjes së Ditmir Bushatit/ Një tren u ndal në stacionin tim(Foto)

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, feston ditëlindjen e tij.

Bushati ka shpërndrë një foto të veçantë në rrjetet sociale, ku ajo që bie më shumë në sy është torta e ditëlindjes.

Torta është dizanjuar në formën e një treni, ku Ditmir Bushati shihet të zbresë nga ky tren, një simbolikë që lidhet me aktualitetin politik dhe përjashtimin e Bushatit nga Partia Socialiste.

Por, mbishkrimi i fotos fsheh një mesazh të deputetit socialist, teksa shprehet se një tren i ri u ndal në stacionin e tij, duke lënë të kuptohet se aktiviteti politik i tij do të vazhdojë.

“Për ditëlindje, si surprizë një tren u ndal në stacionin tim #bestteamever”, shkruan Bushati në mbishkrimin e fotos.

 

Zjarr Tv Ad