Messi fiton Këpucën e Artë të Europës

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga një galaksi e largët, erdhi një qenie e veçantë me një mission. Erdhi këtu për ta dërguar futbollin në kufijtë e të pamundshmes”. Superyllit argjentinas iu dha Këpuca e Artë e Europës, si shënuesi më i mirë i gjithë ligave kontinentale.
Videoja prezantuese ishte një koleksion i mahnitshëm i nivelit të jashtëzakonshëm teknik të këtij lojtari kaq të veçantë, nivel që nuk ishte parë që nga koha e Pelesë dhe Maradonës. Lionel Mesi shënoi 34 gola në sezonin e kaluar, duke lënë pas gjigandë si Mohamed Salah të Liverpulit apo Harri Kejn të Totenhemit, pa llogaritur Kristiano Ronaldon, Nejmarin apo Robert Levandovskin. Kjo ishte Këpuca e pestë e Artë e Europës në karrierën e yllit të Barcelonës, një rekord.

Ai la pas Kristiano Ronaldon që ka fituar katër çmime të tilla, ndërsa duket se nuk ka dëshirë të ndalet me kaq.
“Unë nuk e prisja që të arrija deri këtu, kur nisa karrierën time, – u shpreh Mesi në ceremoni, – ëndrra ime ishte që unë të bëhesha një lojtar profesionist, doja thjesht që t’ia dilja mbanë në futboll. Gjithsesi, unë duhet të flas në radhë të parë për shokët e mi të ekipit. Jam në skuadrën më të mirë të botës, dhe kjo e bën gjithçka më të lehtë”.
Pesë Këpucët e Arta u sollën në sallë nga fëmijë të një spitali të Barcelonës. Futbollistët katalanas ishin të gjithë aty, ashtu si presidenti Bartomeu dhe stafi teknik i trajnerit Valverde. Mesi është sërish shënuesi më i mirë i të gjitha ligave, me 14 gola në vetëm 14 ndeshje, duke treguar se standardet e tij nuk kanë ndërmend të ulen, pavarësisht moshës që i ka kaluar 31 vitet.

 

Zjarr Tv Ad