“Mësuesit nuk marrin pagën e transportit “, reagon Zv.Presidenti i SPASH: Ky është problem i përhershëm, duhet të rishikohet edhe çmimi i orëve mësimore, është shumë i ulët

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Isa Halilaj Zv.President i sindikatës së pavarur të arsimit në Shqipëri në një intervistë për Fax News, ka folur për problemin e parashtruar prej kohësh sa i përket pagës së transportit për mësuesit. Halilaj thotë se ky është një problem që ekziston prej disa kohësh, ndërsa së fundmi, mësuesit nuk e kanë marrë rrogën e transportit që prej muajit janar.

Më tej, ai tha se një problem tjetër mbetet edhe çmimi i orëve shtesë për mësuesit, teksa theksoi se duhet të ektë një rritje të çmimit për orët mësimore që mësuesi shpjegon.

“Problemi i transportit është i përhershëm, pothuajse çdo muaj. Mësuesit nuk kanë marrë pagën e transportit që prej janarit. Me Vorën kemi problem më specifik me çështjen. Kemi dorëzuar këtë çështje deri në ministrinë e arsimit. Nga janari deri në qershor, mësuesit nuk marrin rrogën e transportit.

Përsa i përket orëve shtesë, mësuesit në përgjithësi i kanë marrë pagesat por ne kemi një tjetër problem për çmimin e orëve, pasi mendojmë se dueht të jetë më i lartë. Për këtë ka pasur probleme vetëm në Sarandë pasi ka mungesë buxheti”-u shpreh Halilaj.

Zjarr Tv Ad