Ministri italian Luigi Di Maio mbërrin në Prishtinë, takimet e para me Albin Kurtin dhe Konjufcën

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Luigi Di Maio ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Di Maio vjen për një vizitë zyrtare në Kosovë, ku është pritur nga homologia Donika Gërvalla.

Politikani italian do të ketë takim edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Ministri Di Maio do të mbajë edhe një fjalim para deputetëve në seancën e sotme plenare.

Zjarr Tv Ad