Meta emëroi anëtaren e 10-të në Gjykatën e Lartë, Yuri Kim e përshëndet: Mirëpresim bashkëpunimin për Reformën në Drejtësi

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, ka përshëndetur vendimin e sotëm të presidentit Ilir Meta, i cili ka dekretuar emërimin e gjyqtares Arbena Ahmeti si anëtare e 10-të e Gjykatës së Lartë. Sipas Kim, kjo rrit funksionalitetin dhe mundëson që Gjykata e Lartë të emërojë një anëtar në Kushtetuese.

“Mirëpresim bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve për zbatimin e reformës në drejtësi, përfshirë emërimin e sotëm nga Presidenca të anëtarit të 10-të të Gjykatës së Lartë. Kjo rrit funksionalitetin e Gjykatës së Lartë dhe gjithashtu mundëson që Gjykata e Lartë të emërojë një anëtar në Gjykatën Kushtetuese”, shkruan Ambasadorja.

Kujtojmë se, me emërimin e Arbena Ahmetit, Gjykata e Lartë nga sot bëhet me 10 gjyqtarë, nga 19 që duhet të ketë për të qenë plotësisht funksionale. Ahmeti kishte kaluar me sukses dhe procesin e vettingut dhe emri i saj ju përcoll Metës nga KLGJ-ja.

Zjarr Tv Ad