Meta ‘shuplakë’ maxhorancës e opozitës: Fitorjet që penalizojnë vendin

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Fitoret” imagjinare të Ramës dhe Bashës janë kthyer në një rrezik real për të ardhmen e vendit. Alarmin e ka dhënë presidenti Ilir Meta, i cili me anë të këtij statusi në facebook tregon se kryeministri dhe lideri i opozitës ende nuk janë bindur që të ulen në një tryezë të përbashkët për t’i dhënë fund krizës politike.

Meta: Viktimat e këtyre “fitoreve” janë të gjithë qytetarët shqiptarë pa dalllime partiakeE kam fjalën për fitoren “e vërtetë” të mazhorancës aktuale, që në zgjedhjet e saj të njëanshme dhe të paligjshme, shpalli fitoren në 100% të bashkive të Shqipërisë. Por edhe entuziazmi i liderëve të opozites se ata fituan 85% është mbresëlënës, duke harruar se do t’i mjaftonte të kishte për vete, jo më shumë se 1/4 e 85% për të arritur një fitore reale dhe institucionale në shumicën dërrmuese të njësive vendore. 

Fitore të tilla sipas Kreu të Shtetit, jo vetëm i mbyllin derën 18 Tetorit, vendimit për negociatatat e BE me Shqipërinë, por mund të sjellë pasoja më të rënda në institucionet demokratike.

Meta: Për integrimin as bëhet fjalë por mbetet vetëm të shpresojmë të mos na ndeshkojnë në institucionet aktuale, që merren me mbrojtjen e autonomisë vendore, demokracisë vendore dhe të drejtat e njeriut. Ndērkohë asgjesimi i llogaridhënies së pushtetit vendor i shërben vetëm pakicës që nuk njeh rotacion dhe të përzgjedhurve të saj për të administruar çdo pushtet, pasuri dhe pronë publike, në mënyrë arrogante dhe të pakontrolluar.

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për zgjidhjen e krizes, kryeministri Rama ende nuk ka një përgjigje për apelin e Presidentit. Ndërsa Lulzim Basha nuk pranon të ulet në tryezë me Edi Ramën Kryeministër.

Zjarr Tv Ad