Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zhvilluar sot takime me krerët e partive politike në Kosovë. Meta takoi Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, Kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, si dhe me Përfaqësuesin e Listës Serbe, Slavko Simiç.
Gjatë takimi është me krerët e partive Meta ka diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit dhe dialogut konstruktiv që duhet ndjekin këto subjekte politike në dobi të prespektivës evropiane të Kosovës.
Presidenti i vendit ka përgëzuar të gjithë forcat politike, përfshirë këtu dhe Listën Serbe, e cila ka dhënë kontribut të çmueshëm në rrugën dhe prespektivën e Kosovës dhe qyetarëve të saj, por edhe Lëvizjen Vetëvendosje për opozitën e saj.
Meta ka përcjellë falenderime dhe për LDK, e cila si një nga forcat e para politike në Kosovë, ka kontribuar në çështje dhe nisma në sensin e bashkëpunimit dhe konsensusin me mazhorancën.