Mijëra të papunë dhe miliona euro të humbura, qeveria asnjë bilanc për “marrëzinë e basteve”

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mijëra njerëz humbën vendet e punës kur Rama vendosi të mbyllte kompanitë e basteve. Operatorë, menaxherë, kamerierë, banakierë, u hodhën në rrugë sepse qeveria deklaroi se do të mbyllte kompanitë e basteve.

Në fakt ato nuk u mbyllën asnjëherë dhe vepruan në të zezë për më shumë se tri vite. U shmangën miliona euro taksa nga veprimtaria e tyre në të zezë dhe në fund Rama e pranoi dështimin.

Kryeministri komunikoi tri ditë më parë rikthimin e basteve, mirëpo nuk tha asnjë fjalë se cilat kishin qenë humbjet nga mungesa e taksimit të këtyre bizneseve fitimprurëse, cila ishte kostoja e mijërave të papunëve dhe kush mban përgjegjësi për këto.

Kishte nxjerrë tellallët e tij prej muajsh që të përdornin “sportin” si nevojë për të hapur llotot duke përgatitur terrenin për të lëpirë atë që kishin pështyrë më 1 janar të vitit 2019-të.

Tani çështja është cilin Ramë duhet të besojnë shqiptarët: Atë që përmendte Kuranin kur mbyllte bastet, apo këtë tani që thotë se do t’i lejojmë vetëm online se kemi merakun e lekëve të fëmijëve të këtij vendi…?! Po për ata të gjorët që përfunduan në burg se vunë ndonjë skedinë ilegale mban dikush përgjegjësi…?! Prisni se nuk keni parë gjë akoma…

Zjarr Tv Ad