Joe Biden: Ideologjia e Trump kërcënon demokracinë amerikane

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i SHBA, Joe Biden, është shprehur se mbështetësit e agjendës së Donald Trump “Make America Great Again (MAGA)” janë kërcënim për demokracinë.

“Forcat Maga janë të vendosura ta kthejnë këtë vend prapa”, tha ai në një fjalim në Pensilvani.

Deklarata e tij vjen dy muaj përpara zgjedhjeve afatmesme, të cilat do të vendosin balancën e pushtetit në Washington.

Presidenti demokrat mbajti fjalimin e tij të enjten mbrëma nga Salla e Pavarësisë në Filadelfia, ku u nënshkrua Deklarata e Pavarësisë së SHBA.

Ai tha se nuk po dënonte 74 milionë amerikanët që votuan për Trump dy vjet më parë.

“Jo çdo republikan, madje as shumica e republikanëve, nuk janë republikanë Maga”, tha ai.

“Por nuk ka dyshim”, vazhdoi Biden, “që partia republikane sot është e dominuar, e drejtuar dhe e frikësuar nga Donald Trump dhe republikanët Maga, dhe ky është një kërcënim për këtë vend. Për një kohë të gjatë i thamë vetes se demokracia amerikane është e garantuar. Por nuk është. Ne duhet ta mbrojmë atë. Mbrojeni atë. Ta mbrojmë secili prej nesh.”

Në përgjigje, Trump postoi sloganin e tij të Maga dhe tha se rivali i tij kishte “kërcënuar Amerikën”.

Presidenti, i cili erdhi në detyrë duke u zotuar për të bashkuar vendin, së fundmi ka mprehur retorikën e tij kundër mbështetësve të Trump.

Javën e kaluar zoti Biden barazoi atë që ai i quajti republikanët “ekstreme” me “gjysmë-fashizëm”.

Zjarr Tv Ad