“Kush nuk është me Ramën asgjësohet nga dhuna e pushtetit”, Shehaj për sulmin në “Prestige Resort”: Nuk ka demokraci pa media të lira

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj, ka reaguar në lidhje me sulmin e paligjshëm e bërë sot në “Prestige Resort”. Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se pa media të lirë nuk mund të ketë demokraci.

Postimi i plotë:

Pasi persekutoi gazetarë, mbylli emisione dhe televizione, Rama po kërkon të mbyllë News 24 dhe BallkanWeb. Për sa kohë kjo media ka qenë kritike në nivele të pranueshme nga Rama, askush nuk e ka shqetësuar me kontrolle. Në momentin që sipas Ramës e kaloi kufirin dhe i dha hapësirë opozitës së vërtetë, automatikisht fillon presioni i pushtetit për t’i mbyllur gojën.

Kjo është mënyra tipike si qeveritë autoritare mbajnë nën kontroll mediat. Mediat pro qeveritare i mbajnë me para, ndersa me mediat e tjera “zbatojnë” ligjin sipas interesave të momentit.

Mos bini në grackën e Ramës. Niveli i mediave në Shqipëri nuk është përfekt, përkundrazi, por më mirë një media Jo perfekte dhe pak e lirë se sa një media e mbyllur apo nën kontrollin e Qeverisë.

Mesazhi që Edi Rama po u jep mediave me sulmin e sotëm ndaj Neës 24 është i qartë. Kush është me mua fiton para dhe privilegje korruptive shtetërore. Kush është kundër meje asgjesohet nga dhuna e pushtetit.

Ky model korruptiv dhe i papranueshëm i nënshtrimit të medias duhet të marrë fund. Nuk mund të ketë demokraci pa media të lira, dhe pa demokraci nuk ka mirëqenie.

Zjarr Tv Ad