Miliona euro buxheti për Censin/ Shuma befason Blendi Fevziun: Sa mo?

0
290
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati dhe pedagogu Alket Hyseni ka zbuluar se sa është buxheti për Censin e popullsisë.

Në emisionin “Opinion” me Blendi Fevziun, ai është shprehur se buxheti për Censin është 17 milionë euro, gjë që ka shkaktuar edhe habinë e gazetarit Fevziu.

Hyseni ka theksuar se Censi është shumë i rëndësishëm për një vend.

“Për fenë, përfitimet janë të aspektit studimor, doktrinor”, është shprehur Hyseni.

“Te çështjet fetare nuk mund të ketë penalitete përveç vendeve që e lidhin fenë me shtetin”, ka shtuar avokati.

Pjesë nga biseda në emision:

Ledian Cikalleshi: Asnjë komunitet fetar nuk ka asnjë përfitim ekonomik apo të ndonjë natyre tjetër në lidhje me përgjigjet që do të japin qytetarët. Kemi qenë të shqetësuar që qytetarët të japin përgjigjen e asaj që është dhe ndien dhe pjesa e përgjigjes të përkthehet pikërisht, ajo që ai ndien. Nuk është se na ul përqindjen ne, ose na rrit përqindjen. Ne si besimet fetare kemi një lloj krenarie, “që jemi besimtarë dhe jemi krenarë për këtë” dhe kjo i shërben besimtarit për t’u vetidentifikuar.

Ornela Çuçi: Po shteti shqiptar po harxhon shumë për Censin, janë shumë të ardhura që harxhohen.

Blendi Fevziu: Sa kushton Censi?

Alket Hyseni: 17 milionë euro është buxheti.

Blendi Fevziu: Sa? 17 milionë euro për t’u regjistruar?

Alket Hyseni: Censi është shumë i rëndësishëm për një vend. Për fenë, përfitimet janë të aspektit studimor, doktrinor. E rëndësishme që të sqarojmë një gjë, debati që u bë është “ta lëmë opsionale apo të detyrueshme”. Te çështjet fetare nuk mund të ketë penalitete përveç vendeve që e lidhin fenë me shtetin. U bëj thirrje komuniteteve fetare, janë turrur si partitë politike në terren. Ato nuk votohen dhe bindja e njerëzve nuk vjen se dalin ata në terren. T’i sqarojnë besimtarët në institucionet e tyre fetare dhe të punojnë me njerëzit e tjerë për t’i sqaruar, por të mos dalin në të gjitha mediat pafund, sikur ka filluar garë. Një besimtar i mirë nuk frikësohet nga këto, deklarohet vetë.

Ledian Cikalleshi: Ne nuk kemi problem çështjen e përqindjeve, mjafton që besimtarët të shprehin atë që kanë në zemër, nuk ka problem se ulet apo shtohet përqindja. Nuk përkthehet në përfitim material. Pjesa që kemi ngritur si shqetësim është pjesa e anketuesve që shpeshherë nuk kanë shkuar dhe kanë marrë vetëm emrat dhe ju kanë thënë që “nuk ka problem se i plotësoj unë pjesën e të dhënave të tjera”.

Zjarr Tv Ad