Milioneri u del në krah myslimaneve në Zvicër/ Paguan gjobat e grave që mbajnë shami…

0
200
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivisti dhe milioneri francezo-algjerian, Rachid Nekkaz, dëshiron të paguajë të gjitha dënimet e grave që veshin nikab në Zvicër, por jo të atyre që mbajnë burka.

Ai ka filluar ta bëjë këtë, madje edhe para se të hyjë në fuqi ligji në të gjithë Zvicrën. Deri më tani, sipas deklaratës së tij, tashmë ka paguar gjoba në kantonin Ticino dhe St. Gallen.

Unë jam i përkushtuar në mbrojtjen e lirisë së fesë dhe veshjes. Unë e bëj këtë për ata që duan të veshin nikab lirshëm në Europë, si dhe për ata që nuk duan të veshin vello në botën myslimane, për shembull në Sudan dhe Iran”, tha ai.

Sidoqoftë, milioneri i referohet vetëm nikabit, jo burkës. Veshja me nikab do të thotë vello ku shihen sytë, ndërsa burka është mbulimi i plotë i fytyrës. Në Ticino, gjoba për mbajtjen e nikabit është mbi nëntë mijë euro.

 

Zjarr Tv Ad