Mimi Kodheli rizgjidhet zv.presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Politikania shqiptare Mimi Kodheli, është rizgjedhur zv.presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Lajmin e jep kolegia Etilda Gjonaj, e cila shkruan se Kodheli është rizgjedhur si përfaqësuesja e parë e Shqipërisë në këtë detyrë.

“Shumë suksese Mimi Kodheli për rizgjedhjen unanime në pozicionin e zëvendës Presidentes së Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Krenare për rizgjedhjen tënde si përfaqësuesja e parë  në këtë detyrë”, shkruan Gjonaj.

Kujtojmë se, Mimi Kodheli zgjidhet për herë të dytë në këtë pozicion pasi edhe një vit më parë e ka marrë këtë detyrë, shkruan newsbomb.al.

Asambleja Parlamentare e NATOS është themeluar në vitin 1955 dhe ka 266 delegatë nga 29 vendet anëtare të NATO-s. Delegatët nominohen nga parlamentet e vendeve përkatëse në bazë të procedurave të secilit vend dhe përfaqësuesve në Parlament.

Kjo është hera e dytë që një përfaqësues nga Shqipëria do të mbajë një detyrë kaq të lartë në Asamblenë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut. Dhe në të dy rastet ky post do të mbahet nga Mimi Kodheli.

Zjarr Tv Ad