Mimoza Hajdarmataj: “Foltorja”, revolucioni pas 30 vjetësh që po i prin sërish Berisha dhe po ngjall shpresë

0
180
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mimoza Hajdarmataj, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së, ish-deputete e Tropojës dhe sot një nga mbështetëset më të forta të liderit historik Sali Berisha dhe të Kuvendit të 11 Dhjetorit, e konsideron Lëvizjen

Foltorja “një revolucion” që po ndodh pas 30 vjetësh dhe që po drejtohet nga e njejta figurë, Sali Berisha.

Do doja shumë të kishit qenë aty për ta shijuar, sepse nuk do mundemi dot ne që ishim atje t’iua përcjellim, – tregoi znj. Hajdarmataj në FaxNews për takimin që u zhvillua ditë më parë në Tropojë. Vizita e liderit historik të PD-së, Foltorja e radhës në Tropojës, ngjante si një festë e vërtetë.  Përtej asaj që Sali Berisha është një figurë kombëtare, është lideri historik i së djathtës në Shqipëri, por është biri i Tropojës.

Ai e shprehu vetë që jam krenar që kam lindur… nga Malësia e Gjakovës. Vërtetë quhemi tropojanë, por na pëlqen dhe vazhdojmë ta themi të gjithë se është Malësia e Gjakovës.

Dhe do të doja ta nxjerr pak përtej ndjesive lokaliste. Dua ta lidh me një erë të re që po ndodh, “Foltorja” dhe e gjithë kjo gjë që po ndodh është një gjë fantastike, i kishim harruar këto emocione. Doja të përcillja se janë emocione, është shpresë. Emocionet janë pjesë e çdo Foltoreje, por tashmë po ndodh një revolucion pas 30 viteve dhe është po e njëjta figurë, është po Sali Berisha që po i prin kësaj pune dhe po ngjall shpresë.

Zjarr Tv Ad