Ministri Çuçi takon ambasadorin Soreca, në fokus dhe përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është takuar sot me ambasadorin e BE në Shqipëri Luigi Soreca. Ministri Çuçi shkruan pas takimit se është diskutuar për vijimin e bashkëpunimit të ngushtë mes Shqipërisë dhe BE, por edhe përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit dhe angazhimin e Ministrisë së Brendshme në këtë proces.

“Prita sot në një takim Ambasadorin e BE-së në Shqipëri, z.Luigi Soreca. Diskutuam për vijimin e bashkëpunimit të ngushtë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në çështje të interesit të përbashkët që lidhen me rendin, sigurinë, migracionin, luftën kundër krimit të organizuar dhe ndihmën në kuadër të programit IPA III. Biseduam gjithashtu për punën përgatitore të zgjedhjeve të 25 prillit dhe angazhimin e Ministrisë së Brendshme në këtë proces. Bashkimi Europian mbetet një partner i pazëvendësueshëm për Shqipërinë në procesin e integrimit dhe anëtarësimin e plotë në union”, shkruan ministri Çuçi.

 

Zjarr Tv Ad