Leonardo DiCaprio në prag të martesës …

0
106
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Leonardo DiCaprio mund të jenë në prag të martesës me të dashurën e vet modele, Camila Morrone.

DiCaprio ka pasur shumë lidhje që dukeshin sikur do të përfundonin në altar, për t’u mbyllur pastaj me ndarje të rrufeshme, siç ishin ato me Gisele Bündchen e Bar Refaeli. Por burime pranë çiftit thonë se këtë radhë është ndryshe, dhe se ylli holliwood-ian mendon se tek e dashura e tij 23-vjeçare me origjinë argjentinase, ka gjetur gjithçka kërkonte te një femër.

Të dy ata frekuentohen prej më shumë se tre vjetësh tashmë dhe thuhet se janë kokë e këmbë të dashuruar me njëri-tjetrin. Duket se bukuroshja brune e ka ulur më në fund DiCaprio-n me këmbë në tokë, por ne megjithatë duhet të presim që ta shohim këtë martesë të bëhet realitet!

Zjarr Tv Ad