Ministri gjerman: Negociatat ne Qershor nuk hapen automatikisht

0
213
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë me homologun shqiptarë Ditmir Bushati ku  kanë folur për çështjen e hapjes së negocitave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. . Gjatë konferencës për shtyp me homologun Bushati, zyrtari gjerman deklaroi se negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë nuk do të hapen automatikisht Qershorin e ardhshëm, por do të vlerësohet ecuria e reformave kryesore. Megjithatë ministri i Jashtëm gjerman garantoi mbështetjen e Berlinit zyrtar.

“Ne kemi pasur një diskutim në qeverinë federale se cila është perspektiva e Ballkanit Perëndimor. Në qershor të këtij viti u mor një vendim orientues sa i përket fillimit të mundshëm të bisedimeve të anëtarësimit  me Shqipërinë duke nisur prej 2019. Është një vendim që tregon vlerësim për reformat që janë marrë vitet e fundit në Shqipëri. Në të njëjtën kohë, shtetet anëtare të BE kanë bërë të qartë se qershori i 2019 nuk do të jetë një automatizëm sa i përket çeljes së bisedimeve të anëtarësimit. Kriteret për këtë janë të ditura dhe të qarta.

Duhet të ekzistojnë hapa për rezultate të tjera sa i përket reformave në mënyrë të tillë që të mund të bindim edhe të gjithë ata që janë disi skeptikë sa i përket këtij procesi. Bëhet fjalë më së shumti për konsolidimin e shtetit ligjor apo pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Jam tepër optimist që do ecim përpara në këtë rrugë”- tha ministri gjerman.

 

 

Zjarr Tv Ad