Ministri i Brendshëm serb provokon sërish shqiptarët

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Aleksandar Vullin, sërish e ka përdorur termin pezhorativ “shiptari”, duke injoruar një vendim të gjykatës në Serbi, sipas të cilin termi është “politikisht i pasaktë dhe ofendues”. Vullin komentet i bëri gjatë një vizite në Administratën Koordinuese për Kosovën në Kurshumli, që gjendet në afërsi të kufirit me Kosovën. Ai pjesëtarëve të policisë u dhuroi dy automjete dhe pajisje tjera të sigurisë.

“Prerjet e shpeshta ilegale në këtë zonë janë shqetësuese për të gjitha organet shtetërore të Republikës së Serbisë dhe ne jemi veçanërisht të shqetësuar sepse bandat e ‘shiptari’ shumë shpesh mbajnë armë dhe hapin zjarr”, tha Vullin.

Më parë, Vullin iu kishte përgjigjur kritikave për përdorimin e këtij termi pezhorativ, duke thënë se “ai do të vazhdonte t’i quante shqiptarët ashtu siç e quajnë ata veten”.  Në fund të vitit 2018, Gjykata e Apelit në Beograd konfirmoi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Lartë në Beograd mbi padinë e Anita Mitiq, një ish-aktiviste e Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut, kundër tabloidit “Informer”. Gjykata sanksionoi përdorimin e termit “Shiptar” si gjuhë urrejtjeje. Ekziston edhe mendimi i Komisioneres për Mbrojtjen e Barazisë, Bërnakica Jankoviq, sipas së cilës, thirrja e popullit shqiptar “Shiptar” është nënçmuese dhe fyen anëtarët e asaj kombësie.

 

Zjarr Tv Ad