Ministria e Arsimit apel Universiteteve: Do mbani përgjegjësi për çdo keqinformim

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministra e Arsimit Sportit dhe Rinisë në një njoftim për mediat bën me dije se u ka kërkuar universiteteve listën e plotë të studentëve që përfitojnë nga ulja e tarifave.

Sipas njoftimit nga ministria thuhet se  u është tërhequr vëmendje të gjitha sekretarive mësimore që të bëjnë njoftimet e nevojshme për studentët dhe të garantojnë informacionet e nevojshme.

REAGIMI I PLOTË

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka kërkuar pranë çdo institucioni publik të arsimit të lartë informacion lidhur me numrin total të studentëve që përfitojnë në rast të plotësimit të kritereve të përmendura, në Vendimet e Këshillit të Ministrave nr.778, 779, 780, 781, 782 dhe 784, datë 26.12.2018, për të vijuar me financimin.

Tërheqim vëmendjen e sekretarive mësimore pranë universiteteve që të bëjnë njoftimin e nevojshëm për studentët dhe të garantojnë informacionin sipas vendimeve të sipërcituara.

Veprimtaria e tyre do të monitorohet dhe do të mbahet qëndrim, bazuar në ligj, për këdo që disinformon apo vepron në kundërshtim me vendimet e marra nga Këshilli i Ministrave.

Zjarr Tv Ad