Ministria e Arsimit Nikolla nga Berati: “ Ka ende shumë për tu përmisuar në sistemin arsimor për të qënë larg politikës”

0
807
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria e Arsimit Lindita Nikolla ishte sot në analizën një vjecare të punës së Drejtorisë Arsimore Rajonale në Berat, ku garantoi mbështetje për mësuesit dhe drejtuesit e arsimit, të cilët i përgëzoi për arritjet në shkallë vendi. Duke u ndalur në reformat e ndërmara në arsim gjatë viteve të fundit ministria Nikolla u shpreh në se ka ende shumë për tu përmisuar në sistem, për të mbajtur larg politikën dhe korrupsionin nga emërtimet në arsim.

“Ka shumë vend për tu përsosur dhe përmisuar në sistemin tonë arsimor, por është qartësisht një vijë ndarëse nga e shkuara për të rikthyer dinjitetin e mësuesit për të larguar një herë e mirë politikën dhe korrupsionin në emërimet në arsim”, u shpreh Ministria Nikolla.

Nga ana tjetër Nikolla u ndal në fjalën e saj dhe në problemin e teksteve mësimore, për të cilën kjo ministri largoi 600 të tilla.

“ 600 tituj që shumë fishohenin më miliona lekë dhe më pas që ishin qartësisht aty për të pasuruar dikë, por dhe sprapsur dijen për të gjithë ata nxënës që përdornin këto tekste”,

Zjarr Tv Ad